MENU
klinika

Evropa në dilemë

Zgjedhja e Evropës: SHBA apo Irani?

28.06.2019 - 17:34

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve për Iranin tha të premten se Evropa ka një zgjedhje: Të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara, ose me Iranin.

Komentet e Brian Hook erdhën pasi vendet evropiane bënë një përpjekje të fundit për të penguar Iranin që të shkelte kushtet e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, një lëvizje që mund të shtonte tensionet e larta në Gjirin Persik.

Evropa po përpiqet për një mekanizëm që do ta bindë Iranin të qëndrojë brenda kufijve të marrëveshjes, pasi Teherani ankohet se me sanksionet e SHBA nuk kanë më përfitim ekonomik.

Hook tha se sanksionet mbi Iranin do të vazhdonin derisa të vendoste të ishte një shtet “normal”.

Potenciali për një shkelje shton urgjencën për një takim të premten të zyrtarëve nga Irani, Britania, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, një takim që zhvillohet çdo tre muaj për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes.

Britania, Franca dhe Gjermania,  po përpiqen të krijojnë një sistem shkëmbimi që do të lejojë që tregtia të vazhdojë me Iranin dhe ta mbajë. Por administrata Trump ka kritikuar programin, të cilin e sheh si një përpjekje për të shmangur sanksionet e saj, ndërsa Irani ka qenë skeptik.

Tensionet kanë qenë në rritje pasi Trump tërhoqi SHBA nga një marrëveshje shumëpalëshe në të cilën Irani pranoi kufizime të rrepta në programin e saj bërthamor në këmbim të sanksioneve. Këto tensione kanë arritur kulmin me sulmin e dy cisternave në Gjirin Persik dhe rrëzimin e një avioni amerikan të enjten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen