MENU
klinika

Detajet

Zgjedhjet, çfarë po ndodh në selinë blu?

30.06.2019 - 13:30

Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.

Deri më tani procesi ka kaluar qetësisht dhe pa akte dhune.

Mësohet se në një shtab në selinë blu po monitoron situatën e votimeve.

Kreu i PD ndodhet pikërisht në selinë blu, në zyrën e tij duke monitoruar nga brenda gjithçka.

Pothuaj në çdo qendër votimi një anëtar i PD po vëzhgon nga larg mbi numrin e pjesëmarrësve dhe mban shënim për to duke e raportuar në kohë reale.

Ndërsa KQZ raportoi se deri në orën 11.00 pjesëmarrja ishte 12%, nga shtabi i PD tregojnë se pjesëmarrja sipas tyre është vetëm gjysma e kësaj shifre, ose rreth 6 %.

Në kushtet kur opozita nuk ka asnjë përfaqësues në komisione votimi apo vëzhgues të miratuar, PD nuk e fsheh faktin se i trembet një manipulimi në masë të pjesëmarrjes për legjitimimin sipas tyre të procesit pa pjesëmarrjen e opozitës.