MENU
klinika

"Incidentet dhe dhuna..."

Zgjedhjet e 30 qershorit, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj

27.06.2019 - 11:19

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një deklarate publike, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të jenë vigjilentë.

Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki me 30 qershor 2019.

Zgjedhjet në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki të vendit.

Numërimi do të behet në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë. Incident e kohëve të fundit, shoqëruar me dhunë, kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhur dhe materialet e votimit duke rritur perspektivën e dhunës ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, dhe ditët që pasojën për numërimin në qendrat e numërimit.

Jini vigjilentë rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore.

Shmangni çdo zonë që ka shenja të dhunës.

Monitoroni mediat lokale për të qenë të përditësuar me zhvillimet”, shkruhej në njoftimin e ambasadës.