MENU
klinika

"Gjermania ka sjellë vëzhgues në Shqipëri"

Zgjedhjet lokale/ Ambasada gjermane apel: Jo dhunë më 30 qershor!

28.06.2019 - 15:34

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, ritheksoi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor dhe njëkohësisht u bëri thirrje palëve që të kontribuojnë për një proces pa dhunë. 

Dy ditë para procesit të 30 qershorit, ku mazhoranca është e vendosur për të kryer zgjedhje vendore, pavarësisht datës së re të dekretuar nga Presidenti Meta, ambasadorja ambasadorja shprehet se ky është një obligim në veçanti për partitë opozitare.

“Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it” theksoi Schütz ndër të tjera.

Deklarata e Plotë:

“Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi. Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Schutz.