MENU
klinika

Kërkesa

Zgjedhjet në Dibër/ PD letër KQZ-zë: Të ndërpritet votimi i paligjshëm

26.06.2019 - 16:28

Partia Demokratike me anë të një kërkese zyrtare që i ka nisur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisariatit të Policisë në Dibër kërkon anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës.

PD thotë se votimet në këtë bashki janë të paligjshme, ndërsa shton se gjithashtu, në kërkesën e PD kërkohet lirimi i ambienteve të zëna nga KZAZ, GNV, apo QV dhe kthim i tyre në funksion normal publik, pasi nuk ka bazë ligjore për të mbajtur këto ambiente të zëna.

Mësohet se Partia Demokratike bën me dije se në Dibër dhe në të gjithë bashkitë e vendit do të ketë protesta, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të 30 qershorit.

PD shprehet se nga data 27 qershor deri më datë 2 korrik do të zhvillojë tubime të ligjshme në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, për të mos lejuar votime që janë antikushtetuese.