MENU
klinika

Shifrat

Zgjedhjet/ Nis numërimi i votave, dalin rezultatet e para

30.06.2019 - 23:24

Dalin rezultatet e para të votimit për Bashkinë e Pustecit.

Deri tani Pali Kolevski ka 340 vota ndërsa Edmond Themelko, që është edhe kryetari aktual i bashkisë me 241 vota.

Pusteci ishte bashkia me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve me 55.44% ose 7724 votues.

21.67% ishte pjesëmarrja në rang republike në zgjedhjet ku opozita nuk mori pjesë dhe në 31 bashki kishte vetëm një kandidat.