MENU
klinika

Detajet e marrëveshjes

Zyrtare: ‘Bomberi i Europës’, lojtar i Real Madrid!

04.06.2019 - 15:52

Luka Jovic është zyrtarisht futbollist i Realit të Madridit.

Sulmuesi i lindur në Bosnjë  ka firmosur kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos”.

Në radhët e Eintracht Frankfurt do të derdhen jo pak, por 60 milionë euro.

Megjithatë, 30% e kësaj shumë do të shkojë në arkat e Benficas, që vetëm pak ditë më parë kishte arritur marrëveshjen me Eintrachtin, që e kishte huazuar me të drejtë blerjeje, opsion i ushtruar nga gjermanët.

Zidane merr nën urdhrat e tij sulmuesit që kërkonte me ngulm në kuadër të projektit të tij të dytë në krye të Realit.

Jovic është 21 vjeç, por gjatë këtij sezoni me gjermanët ka arritur të shënojë 27 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN