MENU
klinika

Çfarë shkruante gazeta prestigjioze 'Times'?

Korrik 1914/ Kulmi i barbarisë greke në Panarit, 374 vetë të therur!

11.07.2019 - 10:48

Gazeta prestigjioze “Times” e Londrës, dt. 28 korrik 1914, nënvizonte:

“Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekërit, të cilët kanë ndihmë edhe gjiritlinjtë. Në Vlorë ndodhen 60 mijë deri në 100 mijë refugjatë, të cilët po vdesin nga urija. Grekërit dogjën tërë vendin duke dëshiruar të mbulojnë gjurmët e ligësive të tyre.

Qëllimi i grekërve është të shuajnë popullin shqiptar nga faqja e dheut…Në muajin maj të vitit 1914, qeveria greke organizoi një fuqi ushtarake të rregullt, nën urdhërin e kolonel Tsantos Vardas, që në bashkëpunim me të tjerë oficerë të ushtrisë greke dogji pothuaj tërë katundet myslimane të krahinës së Korçës. Nëntogeri Stratos me bandën e tij masakroi 455 vetë, burra, gra dhe fëmijë, në Katundin Panarit, më 10 korrik 1914”

(Nga shkrimi me titull “Ç’bënë andartët e Greqisë”, botuar në gazetën shqiptare “Bashkimi”, e mërkurë, 4 shtator 1946, f. 3).

Ndërkohë ne ndjehemi borxhlinj e të turpëruar kur ballafaqohemi me ngjarje të tilla, – thekson Prof. Pëllumb Xhufi, – politika hesht, shoqëria hesht, historia hesht…!

Por atë që s’e bëri shteti, politika dhe historiografia shqiptare (me heshtjen e saj 100-vjeçare) e bëri vetë populli i thjeshtë i asaj zone, që i cilësoi me të drejtë gjithë të masakruarit martirë, dëshmorë të kombit, sepse gjaku i tyre nxori bllof propogandën dhe fytyrën hipokrite greke para botës, duke e detyruar këtë të fundit që në Konferencën e Paqes, 1919, t’i thotë jo shkëputjes së asaj treve nga tokat shqiptare.

Një çmim tepër i kushtueshëm ky, lumenj gjaku, kodra me kufoma, por që sipas Prof. Pëllumb Xhufi, “me therrorinë e tyre, viktimat e pafajshme të mizorisë greke u bënë edhe garanci për mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit shqiptar”.

Për më tepër, “Martirizimi i shqiptarëve në Hormovë, Panarit, Kosinë e gjetkë, më 1914, vuri një hipotekë të përgjakur mbi trojet e Shqipërisë së Jugut dhe ngjalli simpatitë e para për shqiptarët tek një Evropë, që deri atëhere kishte qenë cinike me ta.

Le të vimë 85 vite më vonë…Masakra e Reçakut nga ana e saj (në 15 janar 1999, me 45 civilë të vrarë nga forcat serbe), farkëtoi një lidhje të re e të fortë të shqiptarëve me SHBA dhe Europën demokratike; i dha fund hezitimeve të komunitetit ndërkombëtar, i hapi rrugë bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës” (P. Xh, Telegraf, 30 prill, 2014, fq 9).

Por ndërsa shteti kosovar në Reçak ka harxhuar mbi 2 milion euro për ngritjen e memorialit kushtuar 45 martirëve të saj, në Panarit, edhe sot pas 105 vjetëve, shteti shqiptar nuk ka harxhuar as një qindarkë për të nderuar 374 dëshmorët e kombit, që s’pranuan të quheshin grekë dhe vunë hipotekë gjakun e tyre për të mos lejuar shkëputjen e trojeve tona nga trualli amë.

Vetë komuniteti panaritas, vakëfllinj dhe dashamirës të tjerë, kontribuan 5 vjet më parë për të ngritur një memorial modest më 2014, të cilën po e përmirësojnë dhe në ditët e sotme, me dhurimet e tyre, për të përkujtuar si duhet 105-vjetorin e saj! Lavdi të përjetshme martirëve panaritas!

“Panariti s’do hakmarrje,
Veç një tufë lule mbi varre,
Që nga honet na vjen thirrja,
Mos harrohet historija!
Ndaj kujdes, hapini sytë,
Çdo harresë është vrasje e dytë!”

//Marrë nga Petrit F. Zeneli

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme