MENU
klinika

The Guardian

Tre mësime nga rënia e partisë së Tsipras

08.07.2019 - 17:11

Në janar të vitit 2015, Alexis Tspiras erdhi në pushtet. Ai u zotua të bënte luftë kundër oligarkisë greke, të rezistonte kundër teknokracisë së BE dhe të zhdukte frikën e investitorëve anembanë botës.

“Greqia lë pas katastrofat, lë pas frikën dhe autoritarizmin, lë pas pesë vjet poshtërim dhe ankth”, deklaroi ai para një numri mbështetësish në ditën e zgjedhjeve në 2015.

Por kjo ishte atëherë. Në katër vitet që pasuan, Tsipras mbrojti oligarkët e vjetër. Ai zbatoi masa aq të ashpra sa edhe ministri i financave i Gjermanisë Wolfgang Schäuble e akuzoi atë që ia linte barrën të dobëtëve. Dhe ai i premtoi investitorëve ndërkombëtarë taksave të ulëta dhe viza të arta.

“Reformat janë si një biçikletë,” i tha Tsipras Financial Times. “Nëse nuk lëvizni, rrëzoheni”.

Ekziston një teori se transformimi i Tsipras ishte i paracaktuar. Midis të djathtëve, është portretizuar si nënprodukt i natyrshëm i politikës radikale që bie ndesh me realitetin. Midis të majtëve, është portretizuar si rezultat i pashmangshëm i arkitekturës anti-demokratike të BE-së: Tsipras nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i bindej diktatit të huadhënësve, ëndrrat e Syriza ishin të vdekura.

Por kjo pikëpamje nënvlerëson Tsipras.

Vërtetë, rrethanat e kryeministrisë së tij nuk ishin të lehta.

Me pak fjalë, Tspiras nuk shkëmbeu idealet e tij radikale me realizmin. Ai në mënyrë aktive e riparaqiti qeverinë e tij si një forcë e djathtë në skenën botërore.

Për shumë përkrahës të Syriza, tradhëtia ishte e tepërt. Të rinjtë nisën të mbështesnin forcën Demokracia e Re: nga vetëm 16.5% në vitin 2015, përqindja e mbështetjes për Demokracinë e Re shkoi në më shumë se 30%, një rezultat ironik, duke pasur parasysh angazhimin e Syriza për mbështetjen e 17-vjeçarëve.

Performanca e partisë në radhët e pensionistëve ishte edhe më e keqe: sipas sondazheve , 46.4% e grekëve në pension votuan Demokracia e Re, krahasuar me vetëm 25.5% për Syriza.

Në maj, Tsipras bëri një përpjekje të fundit për t’i kthyer këta votues përsëri në parti me një “paketë stimuluese” të shkurtimeve të taksave dhe shpërblimeve pensionale, në thelb duke miratuar programin ekonomik të Demokracisë së Re.

Pra, çfarë mësimesh nxjerrim nga rënia e Syriza?

E para është që t’i mos nënshtrohesh opozitës.

Një shpjegim i përbashkët për rënien e partive të majta gjatë çerek shekullit të kaluar është paaftësia e tyre për të folur për shqetësimet. Flirtimi i Tsipras me militarizmin dhe neoliberalizmin bëri që partia e tij të humbiste identitetin e saj kryesor.

E dyta është të mos i ‘varësh’ shpresat e lëvizjes në figurën e një politikani.

Është një refren i përbashkët në Greqi se “Tsipras është Syriza”. Por, personifikimi i platformës së Syrizës e bëri politikën e saj shumë të paqëndrueshme.

Dhe e treta është që të mbajë gjallë flakën e rebelimit.

Syriza u ngrit në pushtet në premtimin e saj për të sfiduar status-quo-në me guxim dhe kreativitet. Votuesit kuptuan se shanset për ndryshime rrënjësore ishin të pakta, por ata i besonin Tsipras se do të luftonte gjithsesi. Kur situta ndryshoi, shpirti i rebelimit humbi dhe baza e saj e mbështetjes u shemb bashkë me të.

David Adler është shkrimtar dhe anëtar i Kolektivit Koordinues të DiEM25. Ai jeton në Athinë, Greqi.