MENU
klinika

Lojtarë që do i donte çdo skuadër

40 mln euro plus 2 yje/ Barça ofertë të re për Neymar!

16.07.2019 - 22:23

Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona dhe Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë.

Megjithatë kampionët e Francës kanë vendosur si kusht kthimin mbrapsht të 222 milionë eurove që shpenzoi dy vite më parë për të marrë në Francë sulmuesin.

Nga ana tjetër drejtuesit e Barcelonës kanë vënë në tavolinë një ofertë ku përfshihen kartonët e Philippe Coutinhos, Ousmane Dembelesë dhe 40 milionë euro, në këmbim të yllit brazilian.

Por parizienët nuk janë të kënaqur nga kjo ofertë dhe e kanë refuzuar kategorikisht, duke theksuar se kërkojnë para kesh për të rregulluar bilancet ekonomike, ndërsa negociatat janë komplikuar së tepërmi.

Kjo pasi Barcelona pagoi pak ditë më parë 120 milionë euro për Antione Griezmann dhe nuk duket e gatshme të shpenzojë edhe 222 milionë të tjera për brazilianin, pasi do të rëndonte pozitat e veta ekonomike.

Për më tepër, ardhja e Neymar do të zhvlerësonte ndjeshëm Coutinhon dhe Dembelenë, të cilët pritet të kërkojnë largimin, pasi me brazilianin, vështirë se do të gjejnë hapësira.