MENU
klinika

Shqiptarët më të refuzuarit

80% e aplikuesve për azil, nën 34 vjeç

10.07.2019 - 18:43

Në raport me popullsinë, azilkërkuesit shqiptarë ua kalojnë edhe “të arratisurve nga vendet me konflikte” megjithatë aplikimet e tyre janë më të refuzuarat në vendet e BE-së.

80% e aplikuesve janë më të rinj se 34 vjeç, ndërsa mijëra maturantë e gjejnë shpëtimin tek studimet jashtë vendit edhe pse shifrat për ata që zgjedhin të ikin nuk janë të qarta.

Prej vitesh, Bashkimi Europian po përballet me emigrantët nga vendet e Lindjes që po arratisen nga konfliktet civile, por në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e cila nuk është e përfshirë nga asnjë konflikt civil por është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Pjesa më e madhe e aplikimeve të reja nga shqiptarët janë regjistruar në Francë, rreth 43% e totalit. Duke qenë se shteti francez ndjek politika më pak shtrënguese në lidhje me azilantët sidomos kur kanë fëmijë të vegjël, prej kohësh Franca është bërë vendi kryesor i shqiptarëve që kërkojnë azil.

Në zyrat e emigracionit në vendet e Bashkimit Europian qëndrojnë shumë dosje të mbetura pezull. Raporti i fundit i EASO, zyrës europiane te azilit, një organizatë jo qeveritare tregon se 24 muajt e fundit janë regjistruar 11.650 kërkesa për azil që presin të shqyrtohen në vendet e BE.
Në 2018-ën, numri i aplikimeve për azil në raport me një vit më parë u ul me 14%.

Por, shqiptarët rezultojnë që janë të refuzuarit më të mëdhenj të Europës. Nga periudha 2014-2018 janë refuzuar gjithsej 96 mijë kërkesa nga shqiptarët, që në vlerë absolute është më e larta nga të gjitha vendet e tjera të botës dhe përbën 11% të totalit të refuzimeve nga e gjithë bota.

Në 2018-ën, numri i refuzimeve ishte mbi 10 mijë dhe thuajse gjysma e tyre shënohen në Francë. Në më shumë se 90% të rasteve, autoritetet e emigracionit të shteteve përkatëse të Bashkimit Europian kanë marrë vendimin për të refuzuar kërkesën. Vetëm 1% e rasteve kanë marrë statusin e refugjatit dhe po aq iu është garantuar një autorizim për të qëndruar për arsye humanitare, ndërsa 5% kanë marrë statusin e mbrojtjes.

Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë përqindjen më të lartë të vendimit për të refuzuar kërkesat për azil. Eurostat ka publikuar edhe shifrat e individëve që janë urdhëruar të largohen nga Bashkimi Europian. Në 2018-ën, rreth 22,380 shqiptarë u urdhëruan që të largohen. Kjo shifër mund të jetë edhe meë e lartë për shkak se Gjermania nuk i raporton numrin e dëbimeve me forcë nga vendi.

Duke qenë se norma e refuzimit të kërkesës për azilkërkuesit shqiptarë është shumë e lartë, shumë bëjnë kërkesë të parakohshme për të hequr dorë nga azili, që “të mos djegin” lëvizjen e lirë në zonën “Schengen”. Heqja dorë nga kërkesa për azil i bën shqiptarët mesa duket të kenë mundësi të punojnë në një nga vendet e BE-së me periudha tremujore.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!