MENU
klinika

Veprim i saj po i ''çmend'' të gjithë!

A është vërtet shtatzënë Marina apo e bën me qëllim?

06.07.2019 - 16:44

Prej disa javësh është përfolur në media se moderatorja e njohur Marina Vjollca është shtatzënë.

Të gjitha këto dyshime nisën se në fotot që publikonte, Marina mundohej të mbulonte barkun dhe kjo sigurisht nuk u ka shpëtuar syrit të fansave. Mirëpo një gjë e tillë ka ndodhur sërish, Marina Vjollca ka pozuar nga pushimet, ndërsa e veshur në bikini, moderatorja ka mbuluar pjesën e barkut me kapelën e saj.

Komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët thonë se Marina është shtatzënë.

“Ske nevojë ta fshehësh barkun”, ishte njëra nga komentet për Marinën, por nëse ka diçka apo jo të vërtetë mbetet të shihet.

Ndërkohë një fanse ka shkruar se pas këtij veprimi të moderators, portalet do shkruajnë se Marina është shtatzënë pasi ka mbuluar barkun, ndërkohë që ka reaguar vetë moderatorja duke ia kthyer me 2 emoji që nënkuptojnë se nuk i pëlqen kjo gjë.

Mirëpo një gjë ka të vërtetë këtu, ose Marina është shtatzënë, ose ajo e bën këtë veprim për të ngacmuar fansat dhe portalet, ose është poza e saj e preferuar.

Dyshimet janë të mëdha te fansat dhe këtë e tregojnë edhe me komentin “s’kanë faj portalet”.