MENU
klinika

Nga Deutsche Welle

A mund t’i mbajë premtimet pasuesja e Juncker?

18.07.2019 - 20:31

Të martën, eurodeputet mbështetën Ursula von der Leyen të Gjermanisë për t’u bërë presidente e ardhshme e Komisionit Evropian.

Në përpjekjen e saj për postin më të lartë të Bashkimit Europian, ajo bëri një varg premtimesh dhe paralajmërimesh. Por nëse ajo do të jetë në gjendje ti mbajë premtimet gjatë pesë viteve të ardhshme, nuk do të varet vetëm nga aftësitë e saj politike.

Ajo do të kërkojë mbështetjen e shumicës në Parlamentin Europian dhe mbi të gjitha mbështetjen e Këshillit të Bashkimit Europian, i cili përbëhet nga ministra nga të gjitha 28 shtetet anëtare të BE.

Pra, sa të realizueshme janë premtimet e von von Leyen?

Çështja e klimës

Von der Leyen dëshiron të ulë në mënyrë drastike emetimet e dioksidit të karbonit dhe të formulojë një ligj mbi klimën brenda 100 ditëve të para të mandatit të saj. Ajo dëshiron që emetimet e dioksidit të karbonit të reduktohen me 50% ose madje 55% deri në vitin 2030. Deri tani, shtetet anëtare të bllokut kanë luftuar për të rënë dakord për një objektiv konkret. Deri tani, është e paqartë se deri në çfarë mase anëtarët e BE do të mbështesin politikat mjedisore të von von Leyen.

Pakti i Migracionit

kolana e librave

BE është thellësisht i përçarë kur bëhet fjalë për migrantët dhe azilkërkuesit që përpiqen të hyjnë në bllok përmes Mesdheut apo rrugëve ballkanike. Komisioni aktual ka sugjeruar mënyra për të menaxhuar më mirë këtë gjë, por për vite me radhë, anëtarët e BE nuk kanë arritur një marrëveshje mbi këtë çështje. Kur është fjala për këto çështje, von der Leyen ka më shumë gjasa që të ketë më shumë përkrahje nga Parlamenti Evropian sesa në vendet anëtare të BE. Dëshira e Von der Leyen për të zgjeruar agjencinë e kufirit Frontex të bllokut në 10,000 agjentë duket jashtëzakonisht e vështirë, pasi shtetet anëtare kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur këtë veprim.

Përfaqësim i balancuar

Ajo dëshiron të krijojë një ekuilibër mes shteteve anëtare lindore dhe atyre perëndimore, si dhe midis atyre të mëdhenj e të vegjël, për të siguruar që secili të ketë fjalën e vet në çështjet kyçe. Von der Leyen gjithashtu ka në plan të “sigurojë barazinë e plotë gjinore” në mesin e 28 komisionerëve të saj.

Sistemi i kandidatit kryesor

Von der Leyen nuk ishte kandidatja kryesore e grupit të saj parlamentar në prag të zgjedhjes së një presidenti të ri të Komisionit. Në vend të kësaj, krerët e ndryshëm të shteteve dhe qeverive të BE propozuan kandidaturën e saj. Nëse von der Leyen vendos të detyrojë sistemin e kandidatit kryesor të detyrueshëm, duhet të zbatohen ligjet përkatëse të BE-së. Deri tani, shtetet anëtare e kanë hedhur poshtë këtë. Nuk ka gjasa që ata do të dorëzojnë vullnetarisht fuqinë e tyre për të emëruar presidentin e Komisionit Evropian.

Reformimi i ligjeve

Në parim, e drejta për të propozuar legjislacionin i takon Komisionit. Ndërkohë që Parlamenti Evropian e ka këtë të drejtë, rrallë e përdor këtë. Von der Leyen mund të angazhohet për të marrë më shumë propozime parlamentare, por formalisht kjo do të kërkojë ndryshimin e traktateve të BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen

Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen