MENU

Pranoi apo jo?

Agron Llakajt i ofrojnë të kthehet në “Top Channel”

11.07.2019 - 12:50

Largimi i Agron Llakajt në 2010-ën nga “Portokalli”, të cilën e drejtonte, qe pak të thuash i bujshëm.

Në 2012-ën, ai krijoi “Al Pazar”, një spektakël humori i ngjashëm me formatin e “Portokalli” në “Vizion Plus”.

Largimi i Agron Llakajt në 2010-ën nga “Portokalli”, të cilën e drejtonte, qe pak të thuash i bujshëm.

Agron Llakaj e pranoi se në 2018-ën, ka qenë në bisedime dhe diçka e tillë edhe mund të kishte ndodhur.

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”, e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen.”

Sipas Llakajt, stafi i “Al Pazar” ishte arsyeja përse vendosi të mos e bënte këtë lëvizje, duke e konsideruar atë një familje.

“Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje.

Kështu që, jemi tashmë të qartë mjaftueshëm për tërë këtë konfuzim mediatik. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Varfëria këmbëkryq në këtë vend"

Përlotet Agron Llakaj kur flet për vendlindjen