MENU
klinika

Komenti saj për zgjedhjet

Ajola Xoxa i shpreh në publik dashurinë Erion Veliajt

03.07.2019 - 12:06

Erion Veliaj fitoi për herë të dytë mandatin e kryetarit të bashkisë për Tiranën.

Në favor të tij votuan 152 230 persona duke i dhënë mundësinë që ai të drejtojë Bashkinë e Tiranës edhe për 4 vitet e tjera.

Pas shpalljes së rezultateve të votimeve Erioni i falenderoi të gjithë qytetarët që e mbështetën nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku iu tregoi se tani duhet të përveshë mëngët për të punuar më fort.

Pas kësaj fitoreje nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

 

“E di se sa e çmon çdo votë, të çdo qytetari që me 30 qershor doli nga shtëpia dhe qetësisht shkoi të votojë për ty, në vlerësim të punës tënde këto 4 vite. E di fort mirë se këtë mbështetje të madhe të njerëzve ti e konsideron privilegj dhe se do të punosh me po aq përkushtim edhe 4 vitet që vijnë. Të dua edhe për këtë”, shkruan Ajola.

Nëpërmjet këtij postimi në Instagram Ajola i shprehu publikisht dashurinë Erionit.