MENU
klinika

Përshpejtohen ritmet e punës

Aksi Burrel-Klos/ ARRSH: Përfundon brenda afatit!

22.07.2019 - 15:04

Punimet në aksin Burrel-Klos do të vijojnë.

Ky njoftim është bërë me dije nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas njoftimit, në kuadër të punimeve të rehabilitimit në segmentin rrugor Burrel-Klos i cili ka një gjatësi 18.6 km, po vijojnë punimet me shtresat asfaltike të cilat janë proces në një gjatësi 13 km duke filluar nga Klosi.

ARRSH tha se në pjesën e mbetur po vijohet me përgatitjen e trupit të rrugës për asfalt.

Gjithashtu, punimet po vazhdojnë me forca të shtuara pune dhe janë përshpejtuar ritmet me qëllim përfundimin e punimeve sipas kritereve teknike të miratuara.