MENU
klinika

Foto

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë, 4 të plagosur

07.07.2019 - 15:58

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Shëngjin-Lezhë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet  se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa ende nuk ka detaje për identitetin e të plagosurve.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.