MENU
klinika

Detajet

Aksident i rëndë në Krujë, vdes 25-vjeçarja

05.07.2019 - 12:30

Një aksident i rëndë është shënuar sot në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 25-vjeçare e identifikuar me inicialet V.G.

Policia njofton se shtetasi B.G 48 vjeç, banues në Has duke drejtuar makinën është përplasur me një mjet tjetër.

Njoftimi:

Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.