MENU
klinika

Aksident i rëndë në Lezhë

Plagosen 5 persona, 2 në gjendje kritike

18.07.2019 - 09:52

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të urës së Matit në Lezhë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 5 anëtarë të së njëjtës familje.

Dy prej anëtarëve mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit janë përplasur dy makina dhe kanë mbetur të plagosur 5 anëtarës të familjes, të cilët udhëtonin në të njëjtin mjet.