MENU
klinika

Detaje

Aksident në Bulqizë, në gjendje kritike 32-vjeçari

06.07.2019 - 19:35

Pasditen e sotme është shënuar një aksident në Bulqizë , ku është plagosur rëndë një 32-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë në vendin e quajtur ‘Pishat’.

Mësohet se motori ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore rrugës.

Drejtuesi i tij ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.