MENU
klinika

Detajet

Aksident në Fier/ Përfundon në kanal nëna me 2 fëmijët

27.07.2019 - 20:32

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fieri.

Raportohet se një makinë tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, në fshatin Varibop, duke plagosur katër persona.

Mjeti ishte me targa italiane dhe drejtohej nga një grua.

Për pasojë, janë plagosur gruaja që ndodhej në timon, nëna e saj dhe dy fëmijët.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.