MENU
klinika

Aksident në Lushnje

Makina e kamioni përplasen “kokë më kokë”

13.07.2019 - 10:49

Mëngjesin e sotëm në by-passin e Lushnjes është regjistruar një aksident i frikshëm.

Një automjet “Benz” është përplasur me një kamion dhe si pasojë e përplasje së fortë makinat kanë përfunduar të përmbysura jashtë korsisë së rrugës.

Nga përplasja e fortë “kokë më kokë” është plagosur rëndë drejtuesi i makinës tip “Benz”, Dorian Lika.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.