MENU

Jep dorëheqjen!

Aktori largohet papritur nga “BE Caffe”

04.07.2019 - 17:11

Erion Isai së bashku me kolegët e tij, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku u bënë pjesë e televizionit “Klan” në emisionin “E diela shqiptare”.

Emisioni rezultoi shumë i suksesshëm por me sa duket tani ai nuk do të vazhdojë të jetë më njësoj.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit situata ka ndryshuar, pasi Erion Isai u zgjodh kryetar bashkie në Kolonjë.

Burime për “Indeksonline” kanë bërë me dije se Erioni ka dhënë dorëheqjen nga televizioni “Klan” dhe detyra më e rëndësishme për të është posti i kryebashkiakut.

Ky ndryshim vjen edhe për shkak se Erion Isai do të zhvendoset së bashku me familjen e tij në Kolonjë dhe sigurisht nuk mund të ndjekë nga aty xhirimet e emisionit.