MENU
klinika

"Ndihem e thyer si grua"

Aktorja e mirënjohur rrëfen historinë e trishtë të abortit

18.07.2019 - 17:26

Aktorja e serialit të njohur “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, tashmë është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Në një rrëfim të sinqertë, Shay ka treguar se kishte vendosur ta mbante të fshehtë për shumë kohë lajmin e shtatzënisë për shkak të eksperiencës së saj të hidhur me abortin.

Para kësaj shtatzënie, një vit më parë, Shay ishte në javën e 14-të të pritjes së ëmbël, megjithatë për fat të keq asaj i ndodhi një abort spontan. Aktorja rrëfen se kjo eksperiencë e vrau aq shumë, saqë edhe sot e ka të njëjtë ndjesinë e hidhur që i ka lënë.

Shay rrëfen se ka ruajur çdo foto dhe çdo eko të bebushit të humbur, pasi nuk do të mundet kurrë të harrojë atë që ka ndodhur.

“Zgjodha ta mbaja të fshehtë për shkak të herës së parë. Nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Herën e parë kur isha shtatzënë vitin e kaluar, Matte dhe unë nuk e kishim planifikuar, ndodhi dhe ne ishim vërtet të ngazëllyer për këtë. Isha 14 javëshe shtatzënë, në atë pikë, nuk e kisha idenë e probabilitetit për një abort spontan. Kur ndodhi, isha krejtësisht e verbuar. Ende i kam ato foto në telefonin tim, ende i kam të gjitha ekot nga vizitat e mjekut dhe është e çuditshme, sepse nuk i kam parë, natyrisht, por nuk e kam harruar atë që ndodhi. Sigurisht, jam super e lumtur, por ende ndjej për atë që kam humbur… Është vërtet e vështirë, sepse ndiheni të thyera si grua dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë.”

E na duhet ta pranojmë, se pas çdo gjëje ajo është një grua kaq fortë.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN