Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Shkodër, Tiranë dhe Vlorë sipas njoftimit kanë ushtruar kontrolle në 3 subjektet, me aktivitet “Magazina ushqimore dhe Sallameri”, “Furrë buke” dhe “Market”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicensuar, mangësi në dokumentacion, etiketim i parregullt, mungesë e kushteve higjeno-sanitare dhe produkte me afat përdorimi të kaluar.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 4.100,000 lekë për 3 subjektet; “Bllokim produkti” me destinacion asgjësimin për 7.661 ton produkte të pasigurta të konstatuara në 2 subjekte; si dhe “Bllokim aktiviteti” për 3 subjektet.