MENU
klinika

Fletët e votimit

“Akuzat e opozitës, të padrejta”, KQZ: Ja procedura e ndjekur

15.07.2019 - 18:00

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat ka bërë me dije të gjithë procedurën e ndjekur për mbërritjen e fletëve të prodhimit në KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës.

Hoxha shprehet se akuzat që janë hedhur nga opozita janë të padrejta, duke bërë sqarim të hollësishëm për mënyrën sesi janë prodhuar fletët e votimit, si kanë kaluar në doganë etj.

“Duke marrë shkas për akuzat për KZAZ në Vaun e Dejës, sqarojmë opinionin publik se fletët e votimit janë prodhuar nga një kompani sllovene, CETIS. Fletët e votimit janë prodhuar më 28 qershor 2019. Transporti i fletëve është bërë më 29 qershor, ndërsa më 30 qershor kanë kaluar në doganë.

Në proces-verbalin e mbajtur në mëngjes, shkruhet qartë procedura e ndjekur në prani të zyrtarëve të KQZ. Janë kontrolluar elementët e sigurisë. Janë bërë të gjitha procedurat e rregullta.

Pasi kanë dalë fletët e prodhimit nga dogana, ata janë nisur për në KZAZ nr. 6 në Vaun e Dejës. Shpërndarja e fletëve të votimit është bërë rreth orës 06.00, ndërsa QV janë hapur më orën 7”, tha zëdhënësja Drilona Hoxha ndër të tjera.