MENU
klinika

"Histori e shkruar"

Albana largohet nga “Top Channel”, ku do ta shohim?

16.07.2019 - 12:14

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Albana Osmani, është larguar pas 15 vitesh nga televizioni, ku ndërtoi karrierën e saj televizive.

Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta, pasi moderatores nuk i kishte mbetur asnjë program për të prezantuar dhe sepse nuk iu përkrah fushata “Ti je një luledielli” duke i hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi.

Por si qëndron e vërteta?

Albana Osmani ka konfirmuar largimin nga “Top Channel” përmes dusa postimeve në Instastory, ku ka zhvilluar një bisedë online me ndjekësit.

E pyetur se përse nuk ishte mbrëmë në koncertin e Digitalb, ku u shfaqen të gjithë ata që kishin punuar me platformën dixhitale, Albana u përgjigj:

kolana e librave

“I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë të gjithë shqiptarët! Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese me tej”, shkruan ajo.

Më pas moderatorja tregoi se do të ketë surpriza të reja në lidhje me programin që do të prezantojë, sigurisht në një tjetër televizion.

“Po shqyrtoj propozimet, dhe ato që kam propozuar”, shkruan Albana!

Mesa duket, as vetë moderatorja nuk e ka vendosur se ku do të shkojë pas largimit nga “Top”-i. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Video e frikshme/ “Shpresoj të mos vdes”

Reperi kafshohet nga gjarpri gjatë xhirimeve të klipit

" Nuk bën ndryshim në jetën time..."

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana tregon të vërtetat

Katër vite pas prishjes së shoqërisë

Albana i shkruan mesazhin më të bukur Eneda Tarifës

“Dashuri me shikim të parë, ajo kishte turp”

Artisti tregon si u njoh me vajzën e Stefi Priftit