Familja Nako sot ka dy gëzime në një ditë, ndaj dhe koreografi i njohur, Albi, s’ka mundur të mos e ndajë me ndjekësit e tij në Instagram lumturinë që ndjen.
Ditën e sotme, babai i Albit, Llaqi Nako, feston ditëlindjen. Mirëpo, ky nuk është i vetmi gëzim për familjen.
Prindërit e Albit kanë mbushur gjithashtu plot 50 vite së bashku, ndaj i biri ka gjetur mënyrën më të bukur për t’i uruar.
“Jeta është rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por kur në krahë ke bashkë-udhëtar njeriun e duhur gjithcka rrezaton dritë. 50 vite sëbashku sikur ishin dje…
Gëzuar ditëlindjen babai im!
Gëzuar 50 vite martesë mamaja ime sëbashku me udhëtarin tënd të jetës.
Ju dua pafund Suzana & Llaqi Nako.
Vallëzimi nuk njeh moshë, nga mosha 4 e deri 99 vjeç.”- janë fjalët e Albit krahas videos super të veçantë.
Kështu, ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram videon më lart, ku çifti shfaqet duke kërcyer dhe krahas saj, Albi ka shkruar fjalët më të ndjera për dy prindërit e tij.