MENU
klinika

Forma e 'ndëshkimit'

Amerikanët të pavendosur për Turqinë

19.07.2019 - 10:25

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë të SHBA-së, po i bëjnë presion presidentit amerikan, Donald Trump, të vendosë sanksione ndaj Turqisë, për shkak të blerjes së një sistemi rus të mbrojtjes raketore.

Ata thonë se presidenti duhet të zbatojë një ligj, që parasheh sanksione për shtetet të cilat bëjnë biznes me ushtrinë e Rusisë. Senatorët republikanë, Rick Scott dhe Todd Young, paraqitën një rezolutë që bën thirrje për sanksione, pasi Ankaraja, javën e kaluar, filloi pranimin e një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore të Rusisë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se e ka larguar Turqinë nga programi i furnizimit me aeroplan ushtarak amerikan F-35.

Por, nje senator tjetër nga kampi demokrat, Bob Menendez, tha se kjo masë ndaj Turqisë nuk është e mjaftueshme.

“Ligji në mënyrë të qartë parashikon sanksione për “transaksione të rëndësishme” me sektorët e mbrojtjes dhe inteligjencës së Federatës Ruse”, tha ai në një deklaratë me email, raporton Reuters.

Më herët presidenti Trump bëri të ditur se SHBA-ja nuk është duke shikuar në drejtim të sanksioneve ndaj Turqisë, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë për një gjë të tillë.

SHBA-ja e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë pasi, siç ka thënë, ai rrezikon aeroplanët amerikanë.

Agjencia Reuters raporton se rezoluta e senatorëve bën thirrje që administrata Trump të thërrasë bisedimet në NATO për të diskutuar kërcënimet e paraqitura nga Rusia, dhe për të shqyrtuar përfshirjen e Turqisë në NATO.

Si një anëtar i NATO-s dhe një aleat i SHBA, Turqia pritet të mbrojë F-35. Turqia dëshiron të blejë 100 aeroplanë. Por Shtetet e Bashkuara thjesht nuk mund t’i pranojnë premtimet e Turqisë se do ta mbajnë F-35 të sigurt gjatë vendosjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore.

Erdogani mund të ketë ose aeroplanin e SHBA-së ose mbrojtjen ajrore të Rusisë, por jo të dyja.

Erdogan shprehu shpresë se  Trump mund të heqë dorë nga sanksionet.

Është e qartë se Turqia nuk mund të ketë as F-35 dhe S-400, dhe Erdogan duhet ta pranojë atë. Nëse  Erdogan vazhdon me vendosjen e S-400, ai do të humbasë avionin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN