MENU
klinika

Vendimi

Apeli pushon çështjen, Valbona Sako kryebashkiake në Durrës

30.07.2019 - 11:44

Çështja për rastin e konfirmimit në detyrë të kandidates socialiste për Bashkinë Durrës, Valbona Sako është pushuar me vendim të Gjykatës së Apelit në Durrës.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Shpëtim Reka, i cili i dha Sakos mandatin për 4 vitet e ardhshme.

Çështja përfundoi në Apel, pasi kandidatja e PS-së nuk arriti të merrte mbështetjen në procesin e parë, kur gjyqtarja Mimoza Margjeka refuzoi t’i jepte asaj mandatin për kryebashkiake.

Në vendimin e 17 Korrikut, Margjeka argumentoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin ligjshme, pasi partia “Bindja Demokratike” ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.

Forca politike në emër të së cilës Valbona Sako kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit, iu drejtua së njëjtës instancë si palë më vete, duke kërkuar rishqyrtim të çështjes.

Si palë e interesuar PS kërkoi njohjen e fitores së kandidates së saj dhe koalicionit të Aleancës pë Shqipërinë Europiane, në Bashkinë Durrës.

Pas shqyrtimit të pretendimeve, Gjyqtari Shpëtim Reka, me një vendim krejtësisht të kundërt nga Mimoza Margjeka, nuk i konsideroi zgjdhjet e 30 qershorit të parregullta, duke vulosur fitoren e Sakos.