MENU
klinika

Ende nuk do ta pranoni?

Arbana dhe Eduarti nisin pushimet në krah të njëri-tjetrit…

26.07.2019 - 11:42

Prej kohësh, në media po përflitet për romancën e re të moderatores Arbana Osmani me regjisorin Eduart Grishaj.

Megjithëse kanë vendosur të mos reagojnë për lajmet e lidhjes së tyre, ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe postimet e tyre në Instagram kanë qenë në të njëjtat vende, duke lënë të kuptohet se janë çift.

Ditën e sotme, mesa duket, sërish prej postimeve të njëta në InstaStory, Arbana dhe Eduarti kanë nisur pushimet së bashku dhe kanë vendosur që destinacionin fantastik ta ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në Instagram.

Moderatorja dhe regjisori kanë udhëtuar drejt Marokut dhe po qëndrojnë në njërën prej zonave më speciale të quajtur “Secret Garden”, kompleks i cili daton më shumë se 400 vite më parë.

Çifti ka publikuar në Instastory pamjet më të bukura të vendit, të cilin duket se po e shijojnë shumë.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit pushime të mbara!