MENU
klinika

"Po i bëjmë për djalin tim dhe vajzën tënde..."

Ashpërsimi i Kodit Penal/ Balla mesazh Bashës, paralajmëron Metën

18.07.2019 - 12:27

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për ndryshimet në Kodin Penal që priten të miratohen sot.

Balla propozoi ashpërsimin e disa masave, ndërsa theksoi atë të goditjes për shkak të detyrës. Numri 2 i PS-së dha një mesazh për kreun e opozitës Lulzim Bashën, teksa tha se këto ligje po bëhen për t’i garantuar sigurinë djalit të tij dhe vajzës së Bashës.

‘Sot miratojmë disa ndryshimeve shumë të rëndësishme në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë

Dispozitat përkatëse për dënimin e dhunës ose kanë pasur mangësi ose japin dënime të lehta, me qëllim dënimin e çdo veprimi dhe parandalimin e dhunës, kemi propozuar ashpërsimin e dhunimeve ndaj policëve, mjekëve, arbitrit, sportistëve, funksionarëve publike, por dhe ndaj të zgjedhurve, si rasti i Ralf Gjonit, apo kolegu të Ballit Kombëtarë. Kushdo që i kryen të mbajë përgjegjësi penale.

Propozojmë dekrimiminalizimin të rasteve gabimit të mjekut, kur pasojat nuk vijnë si shkak i neglizhencës.

Propozojmë ashpërsimin për mbajtjen e armëve, shpërthyese, për ato që bien në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe që kërkojnë leje paraprake, nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës.

Jemi i vetmi vend që nuk kemi penalizmi të transportimit të mjetëve të fishekzjarrëve në transport publik Duhet të rishikohet edhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit

Adresohen disa ndryshime që lidhen me sigurinë ushqimore, në çështjet që shqetësojnë ata që ne kemi nderin t’i përfaqësojmë, për cilësinë e ushqimeve që u shkojnë shqiptarëve, kjo nuk përfundon këtu por do të jetë një debat i gjerë në muajt e sesionit të ri që fillon në shtator.

Sot po e bëjmë Lulzim për të garantuar që djali im e vajza jote të jenë më të sigurtë në atë cfarë blejnë. Në shoqëri demokratike dhuna nuk tolerohet, dhe ky duhet të jetë qëndrim i palëkundur i këtij parlamenti. Përballë protestave të dhunshme që u regjistruan nga 16 shkurti dhe ne i kemi bërë të qartë që opozita ka të drejtë të protestojë, por me ndryshimet në kod, sa herë të vandalizohen institucionet, të shkatërrohet prona private, ka patur e do ketë pasojë individuale ligjore me gjithë dhunuesit’, tha Balla.

Gjithashtu ai shprehu bindjen se Meta, të cilin e quan bashkëkryetar të opozitës në Presidencë, do t’i kthejë ligjet, por e paralajmëroi se do kthehen sërish në shtator.

“Nuk kam dyshim se Meta do na i kthejë për t’i votuar edhe një herë në shtator, si një prej bashkëkryetarëve të opozitës në Presidence, kur ktheu edhe ligjin që kujdeset për cdo lloj halli të shqiptarëve jashtë vendit, nuk kam asnjë dyshim se Ilir Meta nuk ka më vesh e sy se cfarë duan shqiptarët, ka vetëm sy e vesh për hallet e Lulit e Monikës.

I kthen Meta edhe këto ndryshime, aq na bën, sepse me të filluar shatori këtu do jemi përsëri do duhet t’i votojmë. Akoma dhe më të rënda do jenë këto masa ndaj dhunës ndaj cdo mjeku e polici.

Dënim nga gjoba deri 3 vjet burg per goditjen për shkak të dëtyres. Kemi parë plot halabakë që dikur kanë mbajtur edhe mandat që i ngërdhesheshin me pa të drejtë policit në detyrë”, tha Balla.