MENU
klinika

Njoftimi

Atentat 41-vjeçarit në Bulqizë, arrestohet autori

23.07.2019 - 10:17

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Ai ishte shpallur në kërkum për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Kapja e tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës

“Ai është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës”- njofton policia.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, nga Strukturat e DVP Dibër në bashkëpunim me DVP Tiranë, u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:

M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.

Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese