MENU
klinika

Transferimi drejt dështimit?

Bale mbërrin në Kinë, por Reali merr vendimim e papritur!

28.07.2019 - 18:56

Gareth Bale mbërriti mëngjesin e sotëm në Kinë, për të nënshkruar një kontratë milionere me Jiangsu Suning në kampionatin vendas, por duket se marrëveshja është e destinuar të dështojë.

Sipas raportimeve më të fundit të BBC-së, Reali i Madridit ka bllokuar transferimin e uellsianit, për arsye që ende nuk bëhen të ditura, ndërsa Bale pritet të rikthehet në Spanjë.

Lajmin për ngecjen e marrëveshjes e ka pasqyruar edhe e përditshmja spanjolle “Marca”, sipas të cilës ka qenë familja e Bale, që është shprehur kundër transferimit në Kinë dhe kanë kërkuar një destinacion europian.

Kujtojmë që më herët ishte arritur marrëveshja mes Jiangsu dhe Realit për transferimin e uellsianit për shifrën e 60 milionë eurove.

Ndërkohë, vetë Bale pritej të merrte një pagë prej 22 milionë eurosh në vit.