MENU
klinika

"Nuk është në gjëndje"

Bale refuzon të udhëtojë me skuadrën në Munich

29.07.2019 - 18:33

Gareth Bale është larguar nga skuadra e Real Madrid për udhëtimin në Munich për një turne parasezonal.

Sipas BBC, Bale nuk është në gjendjen e duhur mendore për të luajtur pasi presidenti i Realit Florentino Perez e ka ndaluar të transferohet te Joangsu Suning.

Javën e kaluar, Zidane tha se 30-vjeçari ishte shumë pranë largimit, duke shtuar se kjo do të ishte zgjidhja e duhur për të gjitha palët.

Raportohet se Reali ka bllokuar transferimin e Bale për shkak se nuk kërkon ta lejojë të largohet me parametra zero.