MENU

Deklarata

Basha nuk ndalet/ Takim në Selenicë, prezanton paketën e PD

11.07.2019 - 14:04

Kryedemokrati Basha ka zhvilluar sot një takim në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki.

Gjatë fjalës së tij Basha i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si antikushtetuese dhe antiligjore.

Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”-u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori:

85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”- tha kreu i opozitës.

Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë“.

Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

• “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
• 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
• Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
• Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shoqërohet djali i pronarit të lokalit

‘Unaza e Madhe’ / Basha takim me protestuesit në lokal

Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’

Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”