MENU
klinika

Shihen në eventin publik!

Bashkë që ç’ke me të! Dua dhe Anwar nuk fshihen më!

06.07.2019 - 13:14

Prej disa javësh, përflitet se Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë çifti më i ri i showbiz-it.

Ndjekësit kanë dalluar se djali që ishte ulur krah Dua Lipa-s në ceremoninë e çmimeve Nordoff Robins’ Silver Clef , ishte pikërisht modeli, vëlla i supermodeleve Gigi dhe Bella.

Në videot e publikuara nga Dua Lipa në Instastory, dallohen duart e një djali me tatuazh në formë H-je tek dora, i njëjti që ka Anwar-i.

kolana e librave

Jo vetëm kjo; në një prej fotove të Dua Lipës duke zbritur nga makina me të mbërritur në event, pas saj duket as më shumë e as më pak sesa Anwar-i!

Tashmë Dua Lipa është “njohur” edhe nga kunatat e saj, Gigi dhe Bella, të cilat e ndjekin tashmë në Instagram që të dyja.

Javën e kaluar, “The Sun” shkruajti se këngëtarja ishte parë duke u puthur në festivalin Glastoburry me liderin e grupit Coldplay, Chris Martin.

I paska ‘çmendur’ vajzat që i vogël

Butrint Imeri publikon fototn para se të bëhej i famshëm

“Nuk doja të puthesha me Ndriçim Xhepën në skenë”

Rrëfehet aktorja: Sot ka vetëm llokoçitje e ngjeshje idiote

Ja çfarë ka përgatitur për ‘Festivalin e Këngës’

Mahmood këndon për herë të parë në një skenë shqiptare

"Kam ik pak larg, mos u shqetëso...”

Tjetër dedikim Loredanës? Mozzik hapi zemrën…