14.07.2019 - 14:57
Bayern Munchen po ecën me hapa breshke për të arritur te Leroy Sane.
Sulmuesi i Manchester City-t dëshironte të transferohej në Gjermani te kampionët e vendit, por këta të fundit nuk paguan shifrën e kërkuar prej anglezëve.
Sane është mërzitur me këtë sjellje dhe nuk do të presë më bavarezët.
‘The Mirror’ shkruan se sulmuesi i krahut ka vendosur të mos largohet nga kampionët e Anglisë.
23-vjeçari ka nisur stërvitjen me skuadrën në SHBA dhe nuk do të largohet nga Premier League. Sane do të mbetet sërish nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bundesliga, Java 22
3 ndalesa radhazi për Dortmund, gëzon Bayern
Kupa e Gjermanisë
9 gola në Mynih, Bayern kalon me vuajtje
Champions League