MENU
klinika

Gati të nisë betejën

Befason piloti i Mercedes: Dua të pilotoj një makinë Ferrari

22.07.2019 - 18:15

Qëllimi kryesor i Valtteri Bottas është të rinovojë kontratën aktuale me Mercedes, e cila skadon deri në fund të këtij viti.

Nëse nuk ia del mbanë të bindë Toto Wolff, atëherë finlandezi është gati të nisë një betejë për të pilotuar një nga dy makinat Ferrari vitin 2020.

Bottas dëshiron të vazhdojë të tentojë titullin kampion në Formula 1 edhe vitin tjetër dhe e di që skuadra e vetme, përveç Mercedes, që ia ofron këtë gjë është Ferrari.

“Nëse nuk do të ishte Hamilton te Mercedes, do të kisha fituar më shumë gara. Gjithsesi, të jem i ndershëm, nuk do ta ndryshojë situatën, pasi të qëndroja këtu më ka ndihmuar shumë për t’u rritur profesionalisht. Unë dua të rinovoj kontratën dhe mendoj se kam treguar se jam i aftë të pilotoj makinën Mercedes. Do të presim edhe pak kohë për të mësuar të vërtetën”, tha Bottas.

Në fund, finlandezi, që prej 3 sezonesh ndodhet te Mercedes, shton:

“Nuk kam firmosur ende asnjë kontratë për 2020-ën. Nëse do të jem i detyruar të largohem nga Mercedes, atëherë do të më pëlqente të garoja me makinën që është e dyta në renditje, pra me Ferrarin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dominojnë Hamilton dhe Bottas

Mercedez ‘fluturon’ në Montecarlo!

"Kokëkuqja" merr vendimin

Ferrari cakton dy pilotët për 2020-ën