31.07.2019 - 12:09
Në qarkun Gjirokastër vijon konstituimi i këshillave bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Sot paradite ishte radha e Këshillit Bashkiak të Këlcyrës.
Kryetari Klement Ndoni dhe 15 këshilltarët bënë betimin. Të pranishëm ishin edhe deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.
Ky është mandati i tretë i Ndonit në drejtimin e kësaj bashkie.