MENU
klinika

Nis mandatin e tretë

Klement Ndoni betohet në Bashkinë Këlcyrë

31.07.2019 - 12:09

Në qarkun Gjirokastër vijon konstituimi i këshillave bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sot paradite ishte radha e Këshillit Bashkiak të Këlcyrës.

Kryetari Klement Ndoni dhe 15 këshilltarët bënë betimin. Të pranishëm ishin edhe deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.

Ky është mandati i tretë i Ndonit në drejtimin e kësaj bashkie.