MENU
klinika

Ç'pritet të ndodhë?

Betohet sot kryebashkiaku i Kavajës, PD paralajmëron protestë

30.07.2019 - 08:48

Paraditen e sotme rreth orës 10:00 konstituohet këshilli i Ri i Bashkisë së Kavajës dhe betohet kryetari i ri i kësaj bashkie Redjan Krali.

Mësohet se kjo do të pritet me protesta nga militantët e PD-së në Kavajë.

Përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të PD në Kavajë, demokratët njoftojnë se do të mblidhen para bashkisë së Kavajës për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Nesër përballë Bashkisë së Kavajës,merni nënat,baballarët dhe familjarisht te qëndrojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Ata,nuk mund të rriten në diktaturë!
Shpëtimi i tyre,është obligim i gjithsecilit prej nesh.

Zoti e bekoftë Kavajën dhe popullin e saj bujar!

30 Korrik/09:30″, thuhet në njoftimin e PD, Kavajë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin