Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur bashkëbisedimi i kryeministrit Rama me gazetarët.
Fokus i diskutimeve është ekonomia në vend.
Kreu i qeverisë bëri një bilanc të ekonomisë së vendit duke deklaruar se ekonomia është rritur me 2.21% krahasuar me një vit më parë, ndërsa garantoi se aksioni anti-informalitet do të vijojë deri në fund të mandatit.
Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se në 6 mujorin e parë të këtij viti kemi rritje me 11% të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.
‘Mbetet prioritare që të fokusohemi tërësisht më tutje tëk investimet puiblike dhe investimet private vendase dhe të huaja, tek të ardhurat që sicc mund ta dini kanë pasur një periudhë problematike për pasojë të frymës të antishtetit që u injektua në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma shumë agresive, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e inofrmalitetit’, u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Do të fokusohem te aspektet e qeverisjes duke filluar me ekonominë e cila edhe pse në një situatë krejt jo normale që do të thotë të pafavorshme për ekonominë, aspak nxitëse por frenuese për investitorët dhe konsumatrorin, u rrit krahasuar me një vitë më parë më 2.21%, ndërkohë që efekti i thatësirës së madhe është i ndjeshëm.
Mbetet prioritare që të fokusohemi tërësisht më tutje tëk investimet puiblike dhe investimet private vendase dhe të huaja, tek të ardhurat që sicc mund ta dini kanë pasur një periudhë problematike për pasojë të frymës të antishtetit që u injektua në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma shumë agresive, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e inofrmalitetit.
Informaliteti tani është në fokus dhe do të mbetet në fokur deri në dfund të mandatit.
Punësimi ka shënuar një përparim që në raport me trendin historik vjen me nje ulje të re nga 6-mujori i parë i vitit të shkuar.
Është rritur 1.4% krahasuar më një vit më parë. Një fakt që vlen të nënvizohet, zyrat e punës vetëm në këtë 6-mujor kanë realizuar 16 mijë punësime por në të njëjëtn kohë informaliteti në punë ka shënuar rritje, pra mosregjistrimi i punonjësve,gjë e cila është integruar në operacionin antiinformalitet që do të vijojë intensivisht ccdo ditë deri në fund te mandatit.
Dua të ritheksoj se është një kosto e madhe ajo që vjen si pasojë e shkeljes së ligjit në rastet kur konstatohet pasi dëmi që i vjen një biznesi të paregjistruar apo një aktivitet informal është shumë herë më i madh sesa fitimi përmes informalitetit.
Finanacat publike janë të qendrueshme dhe borxhi rezulton me një ule më një raport më qershorin e vitit të shkuar, -2.16 pijkë përqindje.
Eksporti i produkteve bujqësore ka pësuar rritje me 12% ndërkohë importi është rritur me 1.2%. Dua ta theksoj se kemi hyrë në një fazë të re të nmjë lufte pa komrpromis për të garantuar sigurinë ushqimore.
Para pak kohësh Kuvendi miratoi ndryshimet në kodin penal dhe sanksionet për abuzuesit me produketve ushqimore që anë tejet të renda, ne nuk do të ndalemi në godutjen e tyre.
Në gjysmen tjetër të vitit dhe vitit tjetër do të kemi të tjera goditje, askush nuk duhet të harrfojë se tano janë një sërë sanksionesh me heqje lirie pqr ata që abuzojnë me ushqimin.
Nga ana tjetër në këtë 6 mujor kemi 16 mijë hektarë më shumë tokë sipërfaqe tokë të ujitur dhe po ashtu jemi të inkuarjuar nga ecuria e punës me disbursimine foneve uropiane përmes progfarmt të parë të financimit europian për sipërmarrësit dhe fermerët.
përetj të gjthë siatiuatrë asak inkurajuese në 6-mujorin e parë të vitit kemi nje rritje me 11% të vizitorëve të huaj.
Du ata theksoj se nuk mjafton dhe vazhdojmë të punojmë intesivisht për të sighuarar një volum të konsifderushemë investimesh të huaja në turizëm.
tani kanë filluar hotelet me 5 yjke të nënshkruajnë kontatat dhe jemi duke diksutuar për disa projekte të mëdha të cilat uroj që të mund të fillojmë ti materializojmë si kontrata në pjesën tjetër të këtij viti.
Janë negociata që zhvillohet në konfidencialitet në bazë të kërkesë së invesitorëve të huaj .
Përsa i përket infrastukturës më në fund rruha Tiranë-Elbasan është përfundimisht nmë dispozicion në gjatësinë e saj të plotë.