MENU
klinika

Bima më e pasur në minerale

Bishtikali/ Pastron gjakun, veshkat dhe shton urinimin

26.07.2019 - 15:40

Bishti i kalit, ose këputja siç e shumë njerëz quajnë, e ka përdorimin që para 300 milionë vjet.

Emri bisht kali është për shkak të pamjes që ka bima. Pjesët më të mira të bimës janë filizat jeshile mashkullore të cilat mblidhen në fund të pranverës dhe nga fillimi i verës. Kjo është koha kur filizat kanë më shumë silic, kalcium dhe kalium organik.

Kjo është një nga bimët më të pasura në minerale, është mjaft e përhapur në vendin tonë dhe rritet pranë kanaleve, por edhe në zona pa lagështi.

Pastron gjakun, shton urinimin, kuron veshkat, fshikëzën e urinës, dhe prostatën.

Mjekon mosmbajtjen e urinës, majasëllin, rrjedhjen e gjakut nga hundët, gjakrrjedhjen e tepruar gjatë menstruacioneve, aneminë, dhe ndihmon personat që djersinë dhumë gjatë natës në reduktimin e saj.

Përgatitja e çajit: Valoni 3 gota uji dhe më pas hidhni 1 lugë gjelle me bimë të copëtuar. Lëreni të valojë për 2 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lihet te ftohet për 15-20 min.

Ky çaj pihet në mëngjes dhe në darkë 2 herë në ditë për 21 ditë.