MENU

Nga Deutsche Welle

Boris Johnson, kryeministri i pazakontë i Britanisë

23.07.2019 - 19:18

Ai ka origjinë turke, ka lindur në New York me prindërit anglezë dhe ka kaluar një pjesë të mire të fëmijërisë së tij në Bruksel, si djali i një nëpunësi civil të BE.

Dhe ende sot, Boris Johnson, ky politika kozmopolit, është figura figurative konservatore e tërheqjes kaotike të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe, pas zgjedhjes së tij si udhëheqës i ri i Partisë Konservatore, njeriu që do të zëvendësojë Theresa May.

I pagëzuar me merin Aleksandër Boris de Pfeffel Johnson, ai është i njohur për publikun britanik thjesht si “Boris”, i njohur nga stili i flokëve të padisiplinuar bjondë dhe një stil të prirur ndaj gafave.

Për shumë vite, komentatorët merreshin me pasionin e tij për çiklizmin, kostumet e çrregullta dhe një mungesë legjitime të përpikmërisë.

Do të mbahet mend performance e tij gjatë Olimpiadës së Londrës 2012, dhe madje edhe dobësia e tij për gratë e bukura dhe të mençura.

Por, siç tha Theresa May këtë vit, është e rrezikshme të quhet Boris Johnson një klloun.

Edukuar në Eton, shkolla që ka nxjerrë disa kryeministra britanikë, Johnson studio në Universitetin e Oksfordit dhe flet frëngjisht dhe italisht.

Për dekada të tëra, fëmijëria e tij u përshkrua si idilike deri në vitin e kaluar, kur motra e tij më e vogël, Rachel, një gazetare e njohur dhe tani kandidate anti-Brexit për Parlamentin Europian, zbuloi për Sunday Times të Londrës se nëna e tyre, artistja Charlotte Johnson, kishte vuajtur nga depresioni dhe “një çrregullim i çuditshëm obsesiv-kompulsiv”, i cili e la atë në spital për periudha të gjata.

Boris dhe tre vëllezërit e motrat e tij u rritën nga një dado, e  cila u kujdes për fëmijët që kur babai i tyre, Stanley, siguroi një punë si nëpunës civil pranë Komisionit Evropian.

Johnson ishte gazetar para se ta kthente vëmendjen nga politika, edhe pse karriera e tij në media ishte e mbushur me polemika. Punën e tij të parë, me “The Times” të Londrës, e përfundoi në mënyrë dramatike kur shpiku një citat nga një histori e Oxfordit. Ai u kap dhe u pushua nga puna.

Nja dy vjet më vonë, ai u emërua korrespondent i Brukselit për The Daily Telegraph.

Johnsoni, gjatë vitit të tij të pare në Bruksel, i dha fund martesës së tij të parë: 12 ditë pas divorcit të tij, ai u martua me Marina Wheeler, tani një avokate, i cili më pas priti të parin nga katër fëmijët e tyre.

Kthimi i tij në Londër shpejt çoi në emërimin e tij si kolumnist kryesor i Telegrafit, shfaqjet e rregullta televizive, dhe kthimin në parlament si deputet për Henley në Oxfordshire.

Sidoqoftë, një çështje me një kolumnist tjetër çoi në shkarkimin e tij.

Kur ish-kryeministri britanik David Cameron, u zgjodh kryetar i opozitës konservatore në 2005, ai vuri në dukje se nuk e riemëroi Xhonson në kabinetin e hijes, me sa duket i inatosur nga kolegu i tij.

Në vitin 2008, përjashtuar nga Cameron dhe me mundësitë e tij gazetareske të thata, Johnson kandidoi për rolin e kryetarit të bashkisë së Londrës.

Mbështetur nga Lynton Crosby Johnson arriti të rrëmbejë postin dhe  udhëhoqi kryeqytetin gjatë Olimpiadës së vitit 2012.

Egoja e tij dhe ambiciet politike të fituara nga një qëndrim afatgjatë si kryebashkiak, bënë që Johnson të mprehte thikat për udhëheqjen.

Brexit si një lëvizje karriere

Por ishte vendimi i tij për tu përpjekur për të siguruar votuesit për përfitimet e largimit nga BE, që do të shihej si një pikëpamje politike në prag të rezultatit të referendumit  në vitin 2016. Dorëheqja pasuese e Cameron u bë bileta e tij për të kërcënuar Theresa May.

Johnson udhëtoi në gjithë vendin me një autobus për të bindur Britanikët për të votuar për të lënë BE.

Boris Johnson, tha kolegu i tij  Amber Rudd në vitin 2016, është “jeta dhe shpirti i partisë, por jo njeriu që ju do të dëshironit të ju çojë në shtëpi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN