15.07.2019 - 17:29
Ylli i serialeve të shumta si “Grey’s Anatomy”, “Star Trek”, “Everwood” dhe “CSI: Miami”, Stephanie Niznik, u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare.
Arsyeja e vdekjes së saj është ende e panjohur.
Ajo lindi në Maine të SHBA-së dhe që nga fillimi kishte dashur të merret me mjekësi, më saktësisht me gjenetikën, mirëpo ajo u diplomua në gjuhën ruse dhe aktrim në universitetin “Duke”, ndërsa magjistraturën e kishte përfunduar në “California Institute of Arts”.
Pas kësaj ajo kishte filluar aktivisht të merrej me aktrim. Aktorja amerikane nuk kishte fëmijë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Na e treguan vetë...