MENU
klinika

The Guardian

Brexit pa marrëveshje ende mund të shmanget

19.07.2019 - 18:35

Zyrtarët e lartë të BE që punojnë për Brexit besojnë se rezultati më i mundshëm është që Britania të largohet pa një marrëveshje në fund të tetorit.

Debati i së hënës në mes të Boris Johnson dhe Jeremy Hunt përforcon këto mendime. Zyrtarët e BE nuk duan Brexit pa marrëveshje, por mendojnë se janë të pafuqishëm për ta parandaluar atë.

Ata frikësohen se deputetët nuk janë në gjendje të rrëmbejnë timonin për të shmangur katastrofën.

Disa mendojnë se irlandezët do të merrnin një goditje të madhe ekonomike nga Brexit pa marrëveshje. Por kjo është keqkuptim i politikës irlandeze. Leo Varadkar do të paguante një çmim të lartë politik për të shpëtuar nga presioni i Londrës.

Vërtetë, Brexit pa marrëveshje nuk do të kërkonte që Dublin të vendoste kontrolle në kufirin me Irlandën e Veriut, por Varadkar mund të fajësonte britanikët. Sidoqoftë, irlandezët dhe 26 të tjerë nuk presin që Brexit marrëveshje të zgjasë për një kohë të gjatë: ata mendojnë se kaosi në Britani të Madhe do të nxiste qeverinë për të kërkuar bisedime.

Asnjë nga këto nuk do të thotë se BE është e lumtur për idenë e Brexit pa marrëveshjeje.

Pasojat strategjike mund të jenë edhe më të këqija sesa kostot ekonomike, sipas një diplomati të lartë në një prej shteteve më me ndikim. “Një Brexit i mërzitshëm do ta dobësonte Evropën përballë SHBA dhe Kinës,” tha ai. “Dhe kjo mund të nxjerrë në pah ndarjet midis vendeve perëndimore dhe lindore të BE-së”.

kolana e librave

Disa zyrtarë të Brukselit ende mendojnë se si mund të modifikojnë marrëveshjen e Theresa May dhe idetë e tyre përfshijnë:

Një deklaratë të re politike mbi marrëdhëniet e ardhshme, duke saktësuar llojin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Kanadasë që Johnson ka lavdëruar.

Zbutja e angazhimeve të BE-së në “instrumentin e përbashkët interpretues” të marsit, i projektuar për të siguruar në Mbretërinë e Bashkuar se ‘backstop’ nuk do të jetë i përhershëm.

Vetë marrëveshja e tërheqjes mund të ndryshohet për t’i dhënë Britanisë së Madhe një tranzicion më të gjatë.

Një ndryshim tjetër mund të bëjë që backstop të mbulojë vetëm Irlandën e Veriut dhe jo të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Por edhe nëse Johnson do ti pëlqente këto ide, a do t’i bindte deputetët që të votonin për një marrëveshje të modifikuar? Shumë zyrtarë të BE-së dyshojnë, gjë që i bën ata të pyesin nëse një rinegocim ia vlen.

Charles Grant është drejtor i Qendrës për Reformën Evropiane