MENU
klinika

Washington Post

Britania dhe SHBA, më të ngjashme se kurrë

21.07.2019 - 18:58

Kur isha në Londër kohët e fundit, një mik britanik më tha se sa herë që ndihej i shqetësuar për rrëmujën e institucioneve politike të vendit të tij, shikonte përtej Atlantikut dhe menjëherë dukej shumë më mirë.

Qesharake, i thashë atij, do të thoja të njëjtën gjë për Britaninë.

Kohët e fundit është folur shumë për erozionin e marrëdhënieve të gjata britaniko-amerikane. Megjithatë, në një drejtim vendet janë më të lidhura ngushtë se kurrë më parë: Të dy janë duke duruar një “krizë nervore” të institucioneve të tyre politike.

Kjo është vetëm simptoma e fundit e çmendurisë së Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Trump.

Ndërkohë në Britani Theresa May, që po largohet si kryeministre, do të zëvendësohet shumë shpejt.

Pavarësisht nga çmenduria e braktisjes së Brexit në pranverë, që bëri që Maji të japë dorëheqjen si kryeministre dhe ti hapte rrugën Johnsonit, çmenduria e vërtetë është se në njëfarë mënyre Partia Konservatore ende ka një zgjedhje udhëheqësi dhe për këtë ia vlen të shqetësohet.

Nën udhëheqjen e May, gjërat u përkeqësuan.

Nëse dikush tjetër përveç Corbyn do të ishte në krye të Partisë Laburiste, qeveria e May ndoshta do të kishte rënë shumë kohë më parë. Ai mund të përfundojë në Downing Street.

Në Shtetet e Bashkuara, centristët kanë frikë se Partia Demokratike po përsërit gabimet e Laburistëve.

Kjo tregon një paralele edhe më të thellë mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Falë sistemeve elektorale, të dy kombet kanë dy parti kryesore që ndryshojnë në pushtet. Në të dy vendet, ato parti po e braktisin qendrën drejt skajeve të tyre. Dhe radikalizmi në njërën anë ushqen më shumë radikalizëm në tjetrën.

Partizanët justifikojnë radikalët e tyre për arsye se, pala tjetër është më e keqe. Dhe ata supozojnë se për shkak se pala tjetër ka lëvizur deri tani nga qendra, qendra do t’i duhet t’i mbështesë ato.

Me të drejtë një grup i partizanëve duhet të ketë të drejtë në lidhje me këtë. Dhe së shpejti, si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të gjejnë se cila.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN