MENU
klinika

Deklarata e kandidatit për kryeministër

Britania mund t’i vendosë sanksione Kinës?

04.07.2019 - 14:48

Jeremy Hunt nuk e përjashton mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës dhe dëbimin e diplomatëve të saj.

Sekretari i jashtëm dhe kandidati për kryeministër paralajmëruoi Pekinin se Britania e Madhe do t’i vendoste parimet e veta të parat, pasi ai i kërkoi Kinës të respektojë marrëveshjen “një shtet, dy sisteme” mbi Hong-Kong.

Tensionet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës janë rritur që kur Hunt mbështeti demonstruesit në Hong Kong, të cilët kanë protestuar kundër një ligji për ekstradimin.

Të mërkurën, ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, Liu Xiaoming, akuzoi Hunt për ndërhyrje të papranueshme pasi Hunt i kërkoi Kinës të mos i përdorte protestat si “pretekst për represionin”.

I pyetur dy herë nëse ai planifikonte të vendoste sanksione ndaj Kinës apo të dëbonte diplomatët, Hunt nuk pranoi të përjashtonte mundësinë.

Ai tha: “Asnjë sekretar i jashtëm kurrë nuk do të përcaktojë saktësisht se çfarë do të ndodhte në një situatë të tillë.”

Ai shtoi: “Hong Kongu është pjesë e Kinës, ne e pranojmë këtë. Ne thjesht po themi se kemi gjithashtu një marrëveshje me Republikën Popullore të Kinës dhe ne do të prisnim që tërespektohet”.

Hunt tha se situata në Hong Kong ishte “shumë, shumë serioze”. Ai shtoi: “Ne jemi një vend që ka përkrahur demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat civile në të gjithë botën për pjesën më të madhe të historisë sonë. Ne e shohim situatën si shumë shqetësuese”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

A do të shpëtojë Britania?

Nëntë rrathët e ferrit të Brexit