MENU
klinika

Hunt apo Johnson?

Britania në pritje të emrit të kryeministrit të ri

23.07.2019 - 10:51

Ose Boris Johnson ose Jeremy Hunt do të bëhet lideri i ri konservator të martën, si rezultat i garës për të zëvendësuar Theresa May.

Rezultati i votimit të rreth 160,000 anëtarësh të konservatorëve do të zbulohet pak para mesditës në Londër. Fituesi zyrtarisht do të bëhet kryeministër të mërkurën.

Johnson, një ish-kryebashkiak i Londrës, shihet si favorit edhe pse një numër i personazheve të politikës kanë thënë se nuk do ta mbështesin.

May  zyrtarisht do të ofrojë dorëheqjen e saj për Mbretëreshën të mërkurën pasdite. Pasardhësi i saj do të marrë detyrën menjëherë pas kësaj, pas një audience në Pallatin Buckingham.

Fushata për të fituar pozitën e liderit të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe të kryeministrit është dominuar nga diskutimet për Brexit. Hunt, Sekretar i Jashtëm britanik, ka thënë se synon të sigurojë një Brexit me marrëveshje. Johnson në anën tjetër ka thënë se kërkon që patjetër të largojë Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, duke përfshirë mundësinë e largimit pa marrëveshje.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit. Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Ndërkohë, mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Londrës qendrore në një marshim kundër Brexit dhe udhëheqjes së Boris Johnson.

Marshimi pro-evropian kishte në thelb “Jo për Borisin, Po Evropës”. Ata i kërkonin Boris Johnson të ndalonte kaosin e Brexit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjashmëri me protestat kundër Trump

Britani/ Marshim kundër Brexit dhe Boris Johnson